Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

, 27.10.2010




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Gani Koci, kryetar, ka shqyrtuar dhe përkrahur katër projektligje me amendamente të komisioneve funksionale.

Komisioni përkrahu amendamentet e komisionit funksional në Projektligjin për pajisje me armë, municion dhe pajisje përkatëse të sigurisë për institucionet e autorizuara shtetërore për siguri, duke vlerësuar se ato nuk përmbajnë kosto buxhetore, ndërsa kërkoi që Projektligji të përfshihet në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, për faktin se si i tillë, në tërësi, ka një kosto të caktuar buxhetore.


Përkrahjen e anëtarëve të komisionit e morën edhe këto projektligje: Projektligji për metrologjinë, Projektligji për tregtinë e mallrave strategjike, si dhe ai për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shpronësimin e pronës së paluajtshme, me raporte dhe amendamente të komisioneve funksionale.
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa