Lajmet e fundit
Mbledhja plenare e Kuvendit të Kosovës
, 28.10.2010
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt plenare, gjatë të cilës deputetët kanë miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, nëntë projektligje të tjera në lexim të dytë dhe kanë marrë disa vendime të tjera.
Në këtë mbledhje, e cila u udhëhoq nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit (një pjesë të mbledhjes e udhëhoqën anëtarët e Kryesisë, Xhavit Haliti e Ibrahim Gashi), deputetët ngritën çështje të ndryshme brenda kohës për deklarime jashtë rendit të ditës, ndërsa gjatë kohës së pyetjeve parlamentare, shtruan pyetje në adresë të anëtarëve të kabinetit qeveritar.
Kryeministri Hashim Thaçi, duke u përgjigjur në pyetjen rreth eksportit të produkteve bujqësore të Kosovës në drejtim të Shqipërisë, tha se qeveria e ka marrë seriozisht këtë çështje dhe pritet që kjo të zgjidhet shumë shpejt. Thaçi tha se rreth saj ka kontaktuar edhe me kryeministrin Sali Berisha, e po ashtu janë zhvilluar edhe takime të tjera ndërmjet përfaqësuesve të dy qeverive. Ai theksoi se qeveria është në kontakt të vazhdueshëm me shtetet fqinje për të lehtësuar procedurat dhe për të krijuar një ambient të favorshëm për zhvillimin e biznesit dhe shtimin e eksporteve bujqësore të Kosovës. Kryeministri i vendit potencoi se është obligim i tij që të thellojë bashkëpunimin me shtetin shqiptar dhe të gjitha shtetet e tjera fqinje.
Kuvendi, pasi votoi për shmangie nga Rregullorja e punës, shqyrtoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, i cili pas diskutimeve të gjera, mori mbështetjen në parim të deputetëve.
Duke e prezantuar projektligjin, kryetari i Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi, Bahri Hyseni, potencoi se ndryshimi dhe plotësimi i ligjit të deritashëm është i domosdoshëm, të cilat, para së gjithash, rregullojnë mënyrën e votimit dhe kompetencat e KQZ-së dhe të KZAP-it.
Ai tha se ligji paraprak ka pasur shumë mangësi, që kanë lejuar interpretime të ndryshme nga këto dy organe. Hyseni gjithashtu potencoi se në bazë të ndryshimeve, do të votohet për subjektin politik dhe pesë kandidatë, ndërsa Kosova do të vazhdojë të mbetet një zonë zgjedhore.
Zonat zgjedhore, numri i kandidatëve, pragu zgjedhor dhe kuota për femrat kandidate, ishin pikat kryesore në të cilat u fokusuan diskutimet e deputetëve.
Tutje, Kuvendi miratoi rekomandimin e Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) për shkarkimin e Guvernatorit Hashim Rexhepi.
Në lexim të dytë, ndërkaq, deputetët miratuan Projektligjin për Rezervat shtetërore të mallrave, Projektligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për blegtorinë, Projektligjin për aspektet civile të rrëmbimit ndërkombëtar të fëmijës, Projektligjin për pajisje me armë, municion dhe pajisje përkatëse të sigurisë për institucionet e autorizuara shtetërore për siguri, Projektligjin për metrologji, Projektligjin për tregtinë e mallrave strategjike. Gjithashtu, Kuvendi miratoi edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për protokollin e shtetit të Republikës së Kosovës dhe atë për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shpronësimin e pronës së paluajtshme.
Duke e prezantuar propozim-vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e Strategjisë për ri-integrimin e personave të riatdhesuar, ministri Bajram Rexhepi tha se strategjia është një nga dokumentet kryesore për marrjen e strategjisë për liberalizimin e vizave dhe për ri-integrimin e personave të riatdhesuar.
Propozim-vendimi i qeverisë u miratua nga deputetët e Kuvendit.
Pas shqyrtimit të rekomandimit të komisionit funksional lidhur me Propozim-strategjinë minerare të Republikës së Kosovës për periudhën 2010-2025, Kuvendi i dha mbështetje rekomandimit, duke ia kthyer qeverisë propozim-strategjinë, për ndryshim dhe plotësim.
Një debati të gjerë iu nënshtrua rekomandimi i komisionit funksional lidhur me Projektligjin për qytetin e Prishtinës, i cili parashihte që projektligji t’i kthehet qeverisë për ripunim. Pas një debati të gjerë ndërmjet deputetëve, rekomandimi i komisionit u miratua dhe projektligji iu kthye qeverisë.
Kuvendi miratoi edhe listën e propozuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në përbërje prej tre gjykatësve: Shukri Sylejmani, Rasim Rasimi dhe Nehat Idrizi, për formimin e Organit të Pavarur Përzgjedhës lidhur me emërimin e një anëtari të Organit Shqyrtues të Prokurimit.
Deputetët, ndërkaq, nuk e miratuan propozim-vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Agjencisë për mbrojtjen e të dhënave personale.