Lajmet e fundit
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
, 29.10.2010
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, përcaktoi rendin e ditës për seancën e 29 tetorit dhe të 2 nëntorit. Në seancën e sotme të Kuvendit do të shqyrtohet për herë të dytë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-073 për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe Raporti i Organit të Pavarur Përzgjedhës lidhur me emërimin e një anëtari të Organit Shqyrtues të Prokurimit.
Në këtë mbledhje Kryesia e Kuvendit të Kosovës shqyrtoi edhe mocionin për votëbesimin e Qeverisë së Kosovës, të nënshkruar nga 40 deputetë, i dorëzuar më 28 tetor në Kuvendin e Kosovës. Përkitazi me këtë, Kryesia vendosi që ky mocion të shqyrtohet në seancë të veçantë të Kuvendit të Kosovës, të martën, më 2 nëntor të këtij viti.