Lajmet e fundit

Shpërbëhet Kuvendi i Kosovës

, 03.11.2010




Pas votimit të djeshëm nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës të mocionit të mosbesimit të Qeverisë, ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka dekretuar shpërbërjen e Kuvendit, si dhe ka caktuar 12 dhjetorin ditë të mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë.

Sipas Rregullores së Kuvendit edhe pas përfundimit të mandatit të një legjislature, Kryesia dhe kryetari i Kuvendit e vazhdojnë punën e tyre, deri në krijimin e përbërjes së re të Kuvendit, me qëllim që të ruhet vazhdimësia e punës së legjislativit të vendit.
Shpërbëhet Kuvendi i Kosovës