Lajmet e fundit
Kryekuvendari , dr. Jakup Krasniqi, përgëzon kryeparlamentaren Topalli
, 26.11.2010
Me rastin e festës së 28 Nëntorit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i dërgoi një telegram urimi kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, me këtë përmbajtje:”
E nderuar Zonja Jozefina Topalli
Kam kënaqësinë e veçantë që në emër të Kuvendit dhe të popullit të Republikës së Kosovës t'ju uroj Juve dhe qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, Ditën e Pavarësisë, 28 Nëntorin.
Nëntori i sivjetmë shënoi edhe një ngjarje me rëndësi kombëtare për shqiptarët, liberalizimin e vizave, që bëri të mundur lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në shtetet Bashkimit Evropian. Uroj që nëntori i ardhshëm Shqipërinë ta gjejë të integruar në Bashkimin Evropian.
Ju lutem pranoni konsideratën time më të lartë për Ju dhe për popullin e Shqipërisë”.