Lajmet e fundit
Studentë të Shkencave Politike nga Toronto vizituan Kuvendin e Kosovës
, 25.02.2011
Një grup studentësh të Shkencave Politike nga Universiteti i Torontos në Kanada, të udhëhequr nga prof. Robert Austin, kanë vizituar sot Kuvendin e Republikës së Kosovës, me ç’rast janë pritur nga nënkryetari i parë, Xhavit Haliti. Nënkryetari Haliti i njohu ata me punën dhe funksionimin e Kuvendit.
Studentët u interesuan për çështje të ndryshme që lidhen me fushëveprimtarinë e legjislativit të vendit.
Studentët u interesuan për çështje të ndryshme që lidhen me fushëveprimtarinë e legjislativit të vendit.