Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi priti shefin e ri të Zyrës Diplomatike të Belgjikës në Prishtinë, z. Alain Van Goucht

, 01.03.2011




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me shefin e ri të Zyrës Diplomatike të Belgjikës në Prishtinë, z. Alain Van Goucht.

Z. Alain Van Goucht falënderoi kryekuvendarin Krasniqi për pritjen që i bëri, dhe njëherësh e përgëzoi atë për rizgjedhjen në këtë post.

Gjatë këtij takimi Van Goucht ia përcolli kryekuvendarit Krasniqi mbështetjen e mëtejme nga institucionet e Belgjikës për Kosovën. Belgjika do ta mbështesë Kosovën në vazhdimësi, tha Van Goucht.

Shefi i ri i Zyrës Diplomatike të Belgjikës në Prishtinë mes tjerash tha se personalisht do të angazhohet që bashkëpunimi mes dy vendeve të forcohet edhe më tej.

Kryekuvendari Krasniqi duke e falënderuar shefin e ri të Zyrës Diplomatike të Belgjikës në Prishtinë, z. Alain Van Goucht, për vizitën që i bëri, foli edhe për bashkëpunimin mes Belgjikës dhe Kosovës, me theks të veçantë për marrëdhëniet mes dy parlamenteve të këtyre vendeve.

Krasniqi po ashtu kërkoi nga Van Goucht që shteti i tij ta përkrahë edhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, proces mjaft i rëndësishëm për lëvizjen e lirë të qytetarëve të vendit. Po kështu, kryekuvendari Krasniqi kërkoi përkrahje nga Belgjika edhe në procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
Kryekuvendari Krasniqi priti shefin e ri të Zyrës Diplomatike të Belgjikës në Prishtinë, z. Alain Van Goucht