Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi priti përfaqësues të Lutjeve të Mëngjesit

, 01.03.2011




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, në orët e mbrëmjes së sotme priti një delegacion amerikan me përfaqësues të Lutjeve të Mëngjesit, i prirë nga ish-guvernatori i Karolinës Jugore, David Bizli, me të cilët ka biseduar për përbërjen dhe punën e legjislativit të vendit. Krasniqi ka folur edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë, për sfidat që presin vendin, e sidomos për bisedimet me Serbinë. Kreu Kuvendit ka vlerësuar lartë mbështetjen e vazhdueshme amerikane për Kosovën, sidomos kontributin e madh të Trupave amerikane të KFOR-it, për sigurinë në Kosovë, duke u shprehur bindur se kjo mbështetje do të rritet edhe më.

Ish-guvernatori i Karolinës Jugore, David Bizli, due e uruar kryeparlamentarin Krasniqi për rizgjedhjen në krye të Kuvendit, ka theksuar rëndësinë që kanë për SHBA-në Lutjet e Mëngjesit, duke dhënë sqarime edhe për mënyrën organizimit dhe të funksionimit të kësaj dite të shënuar për popullin amerikan. Mysafirët amerikanë e kanë vlerësuar shumë të nevojshme krijimin e grupeve të miqësisë ndërmjet dy vendeve. Me këtë rast, Bizli e ka njoftuar kreun e Kuvendit të Kosovës se të martën do të ketë një mëngjes pune me përfaqësues të grupeve parlamentare të legjislaturës së re.
Kryeparlamentari Krasniqi priti përfaqësues të Lutjeve të Mëngjesit