Lajmet e fundit
Kryeparlamentari dr. Jakup Krasniqi, priti shefin e OSBE-së në Kosovë; Verner Almhofer
, 02.03.2011
Në takimin e sotëm të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi me shefin e OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Verner Almhofer, u bisedua për bashkëpunimin e mëtutjeshëm në mes të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe OSBE-së. Në prononcimin për media, Krasniqi falënderoi ambasadorin Almhofer për ndihmën e deritashme, dhe për premtimin e tij se ndihma dhe bashkëpunimi do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. ”OSBE-ja ka ndihmuar shumë në demokratizimin e institucioneve të Kosovës dhe ndërtimin e raporteve të mira me shtetet e rajonit dhe të Evropës”, tha Krasniqi. Në vijim, Krasniqi kërkoi nga ambasadori Almhofer që OSBE përmes mekanizmave që posedon, të ndihmojë në vënien e kontakteve edhe me shtetet që se kanë njohur Kosovën.
Ndërkaq, ambasadori i OSBE-së, Verner Almhofer, duke i uruar rizgjedhjen në krye të Kuvendit dhe krijimin e institucioneve të reja në Kosovë, e siguroi kryparlamentarin Krasniqi se bashkëpunimi dhe ndihma e OSBE-së do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Po ashtu, Almhofer tha se OSBE është e përkushtuar që të ndihmojë në krijimin e mekanizmave të brendshëm të Kuvendit. Ai me këtë rast shprehu interesim të veçantë për të drejtat e njeriut e të komuniteteve, dhe për barazinë gjinore brenda Kuvendit.