Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi dënon aktin e shëmtuar kriminal ndaj ushtarakëve amerikanë

, 03.03.2011




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr.Jakup Krasniqi, shpreh indinjatën e tij të thellë për krimin e shëmtuar të shtetasit të Kosovës ndaj ushtarakëve të SHBA-së. Me këtë rast, kryeparlamentari Krasniqi, në emër të tij dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të thella institucioneve të SHBA-së dhe familjeve të oficerëve të vrarë në Frankfurt, ndërsa ushtarakëve të plagosur u uron shërim të shpejtë.

Kryeparlamentari Krasniqi garanton institucionet dhe popullin amerikan për respektin dhe dashurinë e madhe që ka populli i Kosovës për SHBA-në dhe qytetarët e saj.

Kosova u është mirënjohëse përjetësisht shtetit dhe popullit amerikan për kontributin e madh që kanë dhënë për lirinë, pavarësinë dhe zhvillimin e gjithanshëm të Kosovës.
Kryeparlamentari Krasniqi dënon aktin e shëmtuar kriminal ndaj ushtarakëve amerikanë