Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi ngushëllon z. John A. Boehner, kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
, 03.03.2011
Me rastin e vrasjes së dy ushtarëve amerikanë dhe plagosjes së dy të tjerëve në Aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i dërgoi një telegram ngushëllimi, Shkëlqesisë së Tij, Zotit John A. Boehner, kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, me këtë përmbajtje : “
I nderuar Zoti John A. Boehner,
Me keqardhje dhe indinjatë të thellë mësuam lajmin për vrasjen e dy ushtarëve amerikanë dhe plagosjen e dy të tjerëve në Aeroportin e Frankfurtit në Gjermani.
Në emër të Kuvendit dhe të popullit të Kosovës, si dhe në emrin tim, ju shpreh Juve shkëlqesi, familjeve të viktimave dhe popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhembjen e thellë dhe ngushëllimet e sinqerta për këtë tragjedi të rëndë.
Duke vlerësuar lart marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona dhe duke qenë mirënjohës për gjithë ndihmën që SHBA-të kanë dhënë për Kosovën në këto vite vendimtare të historisë së saj, nëpërmjet kësaj letre dua t’ju siguroj se institucionet dhe populli i Kosovës e kanë përjetuar rëndë këtë ngjarje makabre dhe fuqishëm e dënojnë, si akt të shëmtuar dhe kriminal.
Ju lutem Shkëlqesi, pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, thuhet në telegramin e kryekuvendarit Krasniqi.