Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi priti ambasadoren e Turqisë në Prishtinë, Songul Ozan

, 03.03.2011




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në një takim ambasadoren e Turqisë në Prishtinë, Songul Ozan.

Ambasadorja turke, pasi e falënderoi kryetarin Krasniqi për pritjen e ngrohtë që i rezervoi dhe e uroi atë për rizgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës, theksoi se Turqia, vazhdimisht ka qenë dhe është në mbështetje të Kosovës.

Mes tjerash, ambasadorja Ozan i dorëzoi kryetarit Krasniqi urimin e kryetarit të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Mehmet Ali Shahin, përmes të cilit, kryeasambleisti turk e uron kreun e Kuvendit të Kosovës me rastin e rizgjedhjes, si dhe shfaq bindjen që marrëdhëniet ndërmjet dy parlamenteve do të thellohen edhe më tutje.

Kryetari Jakup Krasniqi, pasi e falënderoi ambasadoren për vizitën dhe urimet, e luti atë që t’ia përcjell kryetarit Shahin falënderimet më të përzemërta.

“Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona janë shumë të mira, veçanërisht ato ndërmjet parlamenteve”, theksoi kryetari Krasniqi.

Kreu i Kuvendit foli edhe për sfidat që e presin Kosovën gjatë kësaj legjislature.
Kryeparlamentari Krasniqi priti ambasadoren e Turqisë në Prishtinë, Songul Ozan