Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi uron 8 Marsin
, 07.03.2011
Me rastin e 8 Marsit - Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, iu drejtua grave më një urim me këtë përmbajtje:
”Emancipimi i gruas është faktor thelbësor për emancipim të gjithëmbarshëm shoqëror. Edhe në këtë ditë të 8 Marsit, që shënon përvjetorin e 100-të të kremtimit të kësaj feste ndërkombëtare të gruas, kujtohet roli i gruas në progresin e shoqërisë sonë në të kaluarën, sot dhe në të ardhmen.
Në emrin tim dhe të Kuvendit të Kosovës, urojmë që kjo festë e madhe të jetë edhe një motiv për pjesëmarrje aktive të gruas në të gjitha poret e jetës, duke kujtuar njëkohësisht edhe obligimet e institucioneve dhe shoqërisë në tërësi, që gruaja të zërë vendin e merituar në familje, në mjedisin ku jeton e punon dhe në çdo segment të vendosjes për fatin e saj dhe të mbarë shoqërisë”, theksohet në urimin e kryekuvendarit Krasniqi.