Lajmet e fundit

Nga Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

, 16.03.2011




Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, nën kryesimin e kryetarit, Florin Krasniqi, sot mbajti mbledhjen konstituive të tij.

Në këtë mbledhje u miratua fushëveprimi i Komisionit në harmoni me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Komisioni do të përbëhet nga kryetari, Florin Krasniqi, GP (VV), dy zëvendëskryetar, Fadil Demaku, ( PDK), dhe Boban Todoroviç (SLS), si dhe anëtarët: Bekim Haxhiu (PDK), Haki Demolli (LDK), Imri Ahmeti, (LDK), Burim Ramadani, (AAK), Ukë Rugova, (KKR) dhe Duda Balje, GP (6+).
Nga Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë