Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik ...

, 17.03.2011




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, sot mbajti mbledhjen konstituive. Kryetari i Komisionit, Zenun Pajaziti, pasi përshëndeti anëtarët e Komisionit, tha se duke pasur parasysh fushëveprimtarinë e gjerë të Komisionit dhe sfidat që na presin, beson se me një frymë të mirë bashkëpunimi konstruktiv, puna e Komisionit do të jetë e suksesshme.

Ngjashëm u shprehën edhe anëtarët e Komisionit, të cilët shtuan se Komisioni do të jep orientim për zhvillimin ekonomik të vendit.

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri, përbëhet nga kryetari, dy nënkryetarë dhe tetë anëtarë.
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik ...