Lajmet e fundit
Shefi i Kabinetit, Hajrizi, u takua me profesorë dhe specializantë të ADSH-së me seli në Tetovë
, 17.03.2011
Një delegacion i Akademisë Diplomatike Shqiptare (ADSH) – Dega në Maqedoni, i udhëhequr nga kryetari Arsim Sinani, në përbërje të të cilit ishin profesorë dhe specializantë të Akademisë, ka zhvilluar sot një vizitë studimore në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Në emër të kryetarit të Kuvendit, dr. Jakup Krasniqi, delegacionin nga ADSH-ja e priti shefi i Kabinetit, Mehmet Hajrizi. Duke i përcjellë përshëndetjet e kryeparlamentarit Krasniqi, Hajrizi i njoftoi profesorët dhe specializantët nga Maqedonia me punën, rolin dhe funksionimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke u fokusuar në diplomacinë parlamentare që legjislativi i vendit zhvillon me parlamentet e shteteve të tjera. Hajrizi, gjithashtu, bëri një rezyme të zhvillimeve të fundit në Kosovë, si dhe iu përgjigj pyetjeve të specializantëve.
Kryetari i ADSH-së në Maqedoni, Arsim Sinani, duke shprehur kënaqësinë që gjendet në Kuvendin e Kosovës, çmoi lart punën e organit më të lartë legjislativ dhe përfaqësues të Kosovës. Njëherësh, në emër të ADSH-së, Dega në Maqedoni, i akordoi mirënjohje kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, me motivacionin: për kontributin e jashtëzakonshëm në pavarësimin e Kosovës, ngritjen e institucioneve demokratike të Kosovës dhe mbështetjen e brezit të ri.