Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi u takua me dr. Yong Cheol Song

, 18.03.2011




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në një takim një delegacion të ambasadorëve të paqes, të kryesuar nga dr. Yong Cheol Song, president i FPU për Evropën. Me këtë rast kryekuvendari Krasniqi e falënderoi z. Yong Cheol Song për këtë vizitë që po bën në Kosovë, duke shprehur njëkohësisht angazhimin për paqe e harmoni ndërmjet popujve dhe shteteve në Rajon e më gjerë. Dr. Yong Cheol Song, pasi u falënderua për pritjen, theksoi se Parlamenti i Kosovës është shembull i shkëlqyer se si trajtohen minoritetet. Megjithëse është institucion i ri, Parlamenti i Kosovës është shembull i parlamentit modern dhe i demokracisë. Në vijim kryekuvendari Krasniqi u njoftua nga mysafiri edhe për promovimin që i bëhet shtetit të ri të Kosovës në botë. Kosova ka para vetës shumë sfida, e ndër to është edhe njohja e pavarësisë së saj,ndaj edhe e falënderoi z. Song për këtë promovim.

Dr. Yong Cheol Song, gjatë këtij takimi i dhuroi kryekuvendarit Krasniqi diplomën e anëtarësimit në Federatën Universale të Paqes, përkatësisht iu dha titulli ambasador i paqes.
Kryekuvendari Krasniqi u takua me dr. Yong Cheol Song