Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi priti ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, z. Ian Cliff
, 18.03.2011
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, z. Ian Cliff. Pasi e përgëzoi ambasadorin për detyrën e re, kryekuvendari Krasniqi i bëri një vështrim bashkëpunimit shumë të mirë ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, si dhe atij të Irlandës së Veriut. Në vijim kreu i legjislativit të vendit foli për përbërjen e Kuvendit të Kosovës, si dhe për nevojën e reformës zgjedhore.
Ambasadori i ri Mbretërisë së Bashkuar, z. Ian Cliff, u falënderua për ketë pritje, duke e siguruar kryekuvendarin Krasniqi se do të angazhohet që edhe më tutje të thellohet bashkëpunimi ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës, sidomos ndërmjet parlamenteve.
Mbretëria e Bashkuar e mbështet fuqishëm sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës, theksoi ambasadori Ian Cliff. Në këtë takim kryekuvendari Krasniqi theksoi se në një kohë sa më të përshtatshme pret me kënaqësi kryetarin e Parlamentit të Irlandës së Veriut, të vizitojë Kosovën.