Lajmet e fundit
U mbajt mbledhja konstituive e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
, 18.03.2011
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, mbajti sot mbledhjen konstituive, të cilën e kryesoi Fikrim Damka, kryetar i komisionit.
Në këtë mbledhje u potencua gatishmëria për të punuar bashkërisht në detyrat që ka para vetes komisioni.
Tutje, u fol për dinamikën e punës së Komisionit dhe çështjet prioritare për shqyrtim. U diskutua rreth ligjeve me prioritet për shëndetësinë dhe u dakordua që në mbledhjen e ardhshme të diskutohet për buxhetin që i është akorduar sektorit të shëndetësisë për këtë vit.
Ndër të tjera, u shfaq gatishmëria dhe interesimi për të bashkëpunuar me ministrat e lëmive përkatëse, që lidhen drejtpërdrejt me fushëveprimtarinë e komisionit.