Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media
, 21.03.2011
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Idriz Vehapi, kryetar i komisionit, në fillim u shqyrtua Propozim – Vendimi i Qeverisë së Kosovës për emërimin e anëtarëve për Komisionin Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave. Bëhet fjalë për zëvendësimin e një anëtari të këtij Komisioni, i cili ka dhënë dorëheqje, me një anëtar të ri. Pas shqyrtimit Komisioni përkrahu procedimin e mëtejmë të këtij propozim - vendimi. Në vijim Komisioni shqyrtoi listën e Komisionit të Pavarur për Media, me emrat e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Këshillit për Komisionin e Pavarur për Media dhe të njëjtën e përkrahu për procedim të mëtejmë. Po kështu, në këtë mbledhje u përkrah edhe Raporti i vjetor i Komisionit të Pavarur për Media, për vitin 2010, i cili gjithashtu hyn në procedurë të mëtejme në Kuvend.