Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
, 21.03.2011
Sot është mbajtur mbledhja konstituive e Komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike, të cilën e ka kryesuar, Ali Sadriu, kryetar i komisionit. Komisioni përbëhet nga kryetari, dy zv/kryetarë (Ramiz Lladrovci dhe Murselj Haljilji) si dhe gjashtë anëtarë.
Kryetari i komisionit Ali Sadriu pasi përshëndeti fillimisht anëtarët e komisionit, theksoi se Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka për obligim të shqyrtojë të dhënat nga auditimi i përgjithshëm, veçanërisht të dhënat nga Auditori Gjeneral.
Anëtarët e komisionit po ashtu caktuan edhe takimin e mbledhjes së radhës që do të mbahet më 23 mars të këtij viti, me ç‘rast do të shqyrtohen dy pika të cilat janë të ngutshme: përzgjedhja e një auditori për auditimin e Zyrës së përgjithshme të auditorit, si dhe shqyrtimi i kërkesës për buxhet, gjatë vitit 2011, të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.
Anëtarët e komisionit u zotuan se do të kenë në vazhdimësi bashkëpunim të mirë dhe të frytshëm, meqë nga puna e këtij komisioni varet kualiteti i raportit i cili do t’i prezantohet seancës së Kuvendit. Madje, u theksua se të dhënat dhe rekomandimet e raporteve që do të përgatiten për Kuvend, do të punohen në mënyrë profesionale.
Krejtësisht në fund të këtij takimi anëtarët e komisionit kërkuan që të qartësohen kompetencat e komisionit në fjalë, duke kërkuar vijë ndarëse mes Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike dhe Komisionit për Buxhet dhe Financa.