Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi

, 23.03.2011




Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Arben Gashi, kryetar i komisionit, ka shqyrtuar Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2011.

Gjatë shqyrtimit të kësaj pike të rendit të ditës, disa nga anëtarët e komisionit kanë shfaqur shqetësimin e tyre lidhur me nenin e 4-të, të projektligjit në fjalë, që ka të bëjë me Privatizimin e Postë-Telekomit të Kosovës.

Pas një debati të gjerë rreth Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës, veçanërisht rreth nenit në fjalë, anëtarët e komisionit përkrahën atë në parim, duke vlerësuar se ky projektligj ka bazë ligjore dhe kushtetuese dhe mund të vazhdojë me procedim të mëtejmë, megjithatë ata rekomanduan se neni i katërt i këtij projektligji bie ndesh me ligjet e tjera dhe se kjo çështje duhet të ngritet në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës gjatë shqyrtimit të këtij projektligji.
Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi