Lajmet e fundit

Mbledhja Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

, 23.03.2011




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka diskutuar sot për projekt-buxhetin e Kosovës për vitin 2011, lidhur me shëndetësinë dhe mirëqenien sociale.

Kryetari i Komisionit, Fikrim Damka, e cili e kryesoi mbledhjen, bëri një prezantim të përgjithshëm të buxhetit për shëndetësinë, ndërsa anëtarët e komisionit analizuan në detaje buxhetin e ndarë për kategoritë brenda këtij sektori.

Në diskutimet e tyre, ata vlerësuan rritjen e buxhetit për disa kategori, por njëkohësisht shtruan edhe nevojën për një buxhet më të madh.

Konform kësaj, pas diskutimeve të gjera, iu rekomandua Komisionit për Buxhet dhe Financa që të shqyrtojë mundësitë për rritjen e buxhetit për shëndetësinë.

Në këtë mbledhje u diskutua edhe rreth buxhetit të përcaktuar për mirëqenien sociale.
Mbledhja Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale