Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi falënderohet për ndihmën e forcave të NATO-s
, 24.03.2011
Me rastin e 24 Marsit, kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, falënderon miqtë e Kosovës dhe trupat e NATO-s .
“ Dita e 24 marsit është një nga datat më të rëndësishme të historisë më të re të Kosovës. Është ditë e fillimit të goditjeve kundër forcave ushtarake të Serbisë, të cilat ushtronin dhunë të pashembullt kundër popullsisë shqiptare. Forcat e NATO-s u vunë në mbrojtje të popullsisë nga spastrimi etnik dhe shfarosja që ushtronin forcat e rregullta e paramilitare të shtetit serb.
Në emrin tim dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës falënderoj të gjithë miqtë dhe forcat e NATO-s që ndihmuan në çlirimin e Kosovës. Njëherësh falënderoj trupat e KFOR-it që vazhdojnë të japin një kontribut shumë të çmuar për sigurinë e Kosovës dhe të qytetarëve të saj”, theksohet në tekstin e falënderimit të kryekuvendarit Krasniqi.