Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
, 29.03.2011
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga kryetarja Safete Hadërgjonaj, në kuadër të shqyrtimit të Projektligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2011, ka vazhduar me shqyrtimin e kërkesave të organizatave të ndryshme buxhetore për rritje të buxhetit në kategori të ndryshme brenda tyre. Ministri i Financave, Bedri Hamza dhe drejtori i Buxhetit në këtë ministri, Agim Krasniqi, dhanë sqarime rreth këtyre kërkesave, disa prej të cilave komisioni iu dha përkrahje.
Komisioni i shqyrtoi edhe nenet e Projektligjit për Buxhetin, të mbetura nga mbledhja e kaluar. Neni 17 u përkrah nga komisioni, ndërsa sa i përket nenit 4, megjithëse erdhi i riformuluar nga qeveria, anëtarët nuk arritën të harmonizojnë qëndrimet rreth tij. Pesë anëtarë ishin për mbetjen e këtij neni, ndërsa pesë të tjetër kërkonin që ky nen të hiqet nga projektligji.