Lajmet e fundit
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim u takua me delegacionin nga Belgjika
, 29.03.2011
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, sot u takua me delegacionin nga Belgjika, i kryesuar nga Sekretari i shtetit z. Melchior Watheletom, i cili njëherit është përgjegjës edhe për buxhet dhe financa politike të azilit politik dhe emigrues, enkas për çështjen e migrimit politik të bashkësive nga Kosova.
Në këtë takim, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e OSBE-së, si dhe Ambasadori i Belgjikës në Prishtinë z. Alain Van Gucht.
Në vazhdim, sekretari shtetëror i Belgjikës, z.Melchior Wathelet, u interesua të dijë më tepër për gjendjen e përgjithshme në Kosovë, sidomos për atë të sigurisë, ekonomike, dhe sociale, për shkak se sipas tij vetëm gjatë vitit të kaluar, nga territori i Kosovës në Belgjikë kanë arritur të shkojnë gjithsej 1.848 shtetas të Kosovës, të cilët kanë parashtruar kërkesa për njohjen e azilit politik, statusit të refugjatit apo personave të shpërngulur. Nga ky numër i përgjithshëm, 25 % e përbëjnë shqiptarët, kurse 75% e përbëjnë komunitetet tjera ( më së tepërmi romë, egjiptas dhe ashkalinjë), të cilët jetojnë dhe punojnë në Kosovë. Njëherit, kohëve të fundit, pra në tre muajt e fundit, nga Kosova në belgjikë kanë ardhur rreth njëmijë shtetas të Kosovës, të cilët në Belgjikë kërkojnë azil politik, por lajmrohen edhe si refugjatë apo persona të shpërngulur. Në vazhdim, z. Wathelet, u intersua të dijë diçka më tepër se çka mund të bëjnë bashkërisht për ndaljen e këtij trendi negativ dhe se çka mund të bëhet për të gjithë ata që marrin përgjigje negative nga Qeveria e Belgjikës për qëndrim të mëtejmë në këtë shtet, pra fjala është për të gjithë ata që do të kthehen në Kosovë.
Në vazhdim, kryetari Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, z. Sasha Rashiç, theksoi se gjendja e sigurisë në Kosovë për të gjithë pjesëtarët e komuniteteve është shumë e mirë dhe se nuk ka konflikte ndëretnike, por në Kosovë ka vështirësi ekonomike e sociale dhe se ky është shkaku kryesor për çka shtetasit e Kosovës e lëshojnë Kosovën dhe kërkojnë azil politik dhe lajmërohen si refugjatë apo persona të shpërngulur. Z. Rashiç theksoi se sipas njohurive që ka, në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Belgjikës, përkatësisht në mes të dy ministrive për punë të brendshme, ekziston marrëveshja për kthimin dhe pranimin e të gjithë atyre të cilët nuk e kanë të rregulluar qëndrimin legal në shtetin e Belgjikës. Në fund, kryetari I Komisionit, z. Rashiç, theksoi se për shkak të situates së rëndë ekonomike e sociale që për momentin është në Kosovë, nuk do të ishte mire që përnjëherë të kthehet një numër i madh I të gjithë atyre që u është mohuar qendrimi në Belgjikë, dhe të hulumtohet mundësia që, perms donacioneve të ndryshme dhe ndihmës ekonomike, Qeveria e Belgjikës të ndihmojë të gjithë ata shtetas të Kosovës të cilët duhet të kthehen në Kosovë.
Anëtarët e Komisionit, para Qeverisë belge, i paraqiten këndëvështrimet e veta sa i përket kësaj situate dhe ofruan disa mendime dhe sugjerime për kapërcimin e kësaj gjendje të përgjithshme. Këto mendime dhe sugjerime kishin të bënim me atë që, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike e sociale në Kosovë, kthimi i të gjithë atyre që u është refuzuar qendrimi nga ana e Qeverisë belge, të mos bëhet menjëherë, e nëse kjo ndodhë, atëherë Qeveria belge të gjejë mënyrën e ofrimit të ndihmës financiare, në mënyrë që sa më parë dhe pa dhembje të integrohen në jetëndhe punën e gjithëmbarshme në Kosovë. Njëherit, përmes projekteve të ndryshme dhe investimeve, këtyre pjesëtarëve t’iu ndihmohet në krijimin e vendeve të rejat të punës ku do të punësoheshin për të gëzuar një jetë normale ekonomike e sociale, dhe të mos kenë nevojë ta lëshojnë Kosovën.
Në fund, anëtarët e Komisionit, nga mysafirët kërkuan që, Qeveria e Belgjikës të angazhohet më tepër në liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, për shkak se me liberalizimin e vizave shumë qytetarë të Kosovës, përmes rrugës legale, do të shkojnë në Evropë dhe nuk do të kenë arsye të kërkojnë më as azil politik e as të lajmrohen si persona të shpërngulur apo refugjatë.