Lajmet e fundit

Nga Mbledhja e Komisionit për Bujqësi...

, 30.03.2011




Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, kryesuar nga Nait Hasani, kryetar, në mbledhjen e sotme shqyrtoi planin e punës së Komisionit për vitin 2011.

Anëtarët e Komisionit diskutuan për planin e punës, agjendën e mbajtjes së mbledhjeve gjatë vitit, dhe mënyrën e bashkëpunimit me ministritë përkatëse.

Me këtë rast, anëtarët e Komisionit theksuan se shqyrtimi i projektligjeve që dalin nga Raporti i Progresit, duhet trajtuar dhe shqyrtuar me prioritet nga Komisioni.

Pas debatit, Komisioni vendosi që në harmoni me Strategjinë Legjislative të Qeverisë së Kosovës, të miratojë planin dhe të përcaktojë dinamikën e punës së Komisionit për vitin 2011.
Nga Mbledhja e  Komisionit për Bujqësi...