Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

, 30.03.2011




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në vazhdën e shqyrtimit të Projektligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2011, sot ka miratuar amendamentin rreth harmonizimit buxhetor, të bërë nga Ministria e Financave, pas miratimit të kërkesave buxhetore të agjensioneve të ndryshme buxhetore.

Drejtori i Buxhetit në Ministrinë e Financave, Agim Krasniqi, arsyetoi shkurtimet në disa organizata buxhetore, si nevojë për mbulimin e kërkesave shtesë nga organizata të tjera buxhetore, të cilat e kanë marrë miratimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa.

Komisioni miratoi edhe amendamentin i cili konstaton që të gjitha shpenzimet e bëra gjatë tre mujorit të parë të këtij viti janë pjesë e këtij buxheti, si dhe raportin që ka të bëjë me Projektligjin për Buxhetin e vitit 2011.
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa