Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
, 30.03.2011
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Integrime Evropiane, kryesuar nga Lutfi Haziri, kryetar i komisionit, u shqyrtua Projektligji i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2011, me amendamentet e Komisionit Funksional, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.
Anëtarët e komisionit gjatë shqyrtimit të këtij projektligji propozuan dy rekomandime të cilat do t’i paraqesin në Mbledhjen e Kuvendit të Kosovës, gjatë shqyrtimit të dytë të Projektligjit për Buxhetin e Kosovës.
Gjatë këtij takimi anëtarët e komisionit po ashtu shqyrtuan dhe miratuan në parim propozim-planin e punës së Komisionit për vitin 2011. Megjithatë, para se të miratohet në tërësi propozim-plani i punës së komisionit, anëtarët e komisionit u dakorduan që në mbledhjen e radhës ta ftojnë për raportim në komision ministren e Integrimeve Evropiane, në mënyrë që të plotësohet plani i veprimit.
Në vazhdim të mbledhjes, kryetari i Komisionit për Integrime Evropiane, Lutfi Haziri, ka njoftuar anëtarët e komisionit lidhur me vizitën në Bruksel, që ai ka pasur bashkarisht me ministren për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku, vizitë e planifikuar në kuadër të agjendes së Qeverisë së Kosovës.
Haziri sqaroi se delegacioni nga Kosova ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian në Bruksel.
Ata janë takuar me Komisionerin për Zgjerim, Stefan Füle, me Komisioneren për Çështje të Brendshme, Cecilia Malmström, me Ulrike Lunacek, raportuesen e Parlamentit Europian për Kosovën, Komisionierin për Punë të Brendshme dhe Tregti, si dhe me zyrtarë tjerë të lartë.
“Procesi i liberalizimit të vizave ka qenë qëllimi kryesor i vizitës në këtë shtet”, theksoi Haziri, duke e cilësuar vizitën në Bruksel si mjaft të rëndësishme për vendin.
Ai theksoi se gjatë kësaj vizite nuk kanë munguar as vërejtjet, në veçanti procesi i riatdhesimit, ndërsa u kërkua që roli i Kuvendit në monitorim të jetë më i madh.
Haziri theksoi se deri në muajin qershor të këtij viti, qeveria ka marrë për obligim që t’i realizojë disa nga detyrat që i janë paraqitur si pjesë e domosdoshme që të arrihet progresi dhe që të zbatohen reformat e parapara.