Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion

, 30.03.2011




Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi, kryesuar nga Arben Gashi, kryetar i komisionit, në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2011, me amendamentet e propozuara nga Komisioni Funksional.

Gjatë këtij takimi anëtarët e komisionit kanë shprehur sërish shqetësimin e tyre pikërisht rreth nenit 4 të këtij projektligji, që ka të bëjë më Privatizimin e Postë-Telekomit të Kosovës.

Disa nga anëtarët e komisionit kërkuan që neni në fjalë i këtij projektligji të hiqet tërësisht, siç ka qenë edhe njëri nga propozimet e Komisionit për Buxhet dhe Financa, por kjo kërkesë nuk gjeti mbështetjen e shumicës së deputetëve.

Anëtarët e komisionit me shumicë votash përkrahën propozimin tjetër të komisionit funksional, i riformuluar nga qeveria, ndërsa përkrahën të gjitha amendamentet tjera të Projektligjit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2011.

Në vazhdim të këtij takimi anëtarët e komisionit vlerësuan se Projektligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2011, është në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion