Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Arsim…
, 30.03.2011
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Idriz Vehapi, kryetar i komisionit, në fillim u shqyrtua plani i punës së këtij komisioni për ketë vit. Gjatë debatit, anëtarët e komisionit vlerësuan se i presin punë mjaft të shumta në lëmin e legjislacionit, duke ditur se do të kenë përpara për shqyrtim e amendamentim një numër të madh projektligjesh. Pas shqyrtimit Komisioni miratoi planin e punës për këtë vit.
Në vijim Komisioni pati një shqyrtim të gjerë rreth Raportit të punës së Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për periudhën mars 2009 dhjetor 2010. Komisioni gjatë debatit i dha disa vërejtje rreth këtij Raporti. U tha se nga Raporti vërehet mungesa e bashkëpunimit me institucionet tjera, u bënë vërejtje në aspektin e funksionimit të Këshillit, duke pasur parasysh përbërjen jo të plotë të tij, si dhe në nxjerrjen dhe miratimin e akteve të brendshme, duke pasur parasysh përbërjen jo të plotë të anëtarëve të Këshillit. Këto vërejtje do të përcillen si rekomandime në kuadër të procedimit të këtij Raporti në Kuvend.