Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi priti një delegacion të sindikatës së PTK-së
, 31.03.2011
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot një delegacion katër anëtarësh të Sindikatës së PTK-së, prirë nga kryetari i saj. Në emër të protestueseve kundër privatizimit të PTK-së, ky delegacion kërkoi nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, që të ndërhyjë dhe të ndalojë nenin për privatizimin e PTK-së në Ligjin për buxhet, të aprovuar sot nga ana e Kuvendit të Kosovës. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tha se Ligjin e buxhetit e ka miratuar Kuvendi i Kosovës me shumicën e votave të deputetëve. Duke shprehur konsideratë ndaj sindikatës së PTK-së, kreu i legjislativit kërkoi nga delegacioni që të angazhohen për qetësimin e situatës dhe ndërprerjen e protestës.