Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti kryetarin e Këshillit Shqiptaro-Amerikan, z. Avni Mustafa
, 01.04.2011
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot kryetarin e Këshillit Shqiptaro-Amerikan, z. Avni Mustafa.
Në takim u bisedua rreth situatës aktuale në Kosovë, veçmas pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Përkitazi me këtë, kryetari Krasniqi tha se Kushtetuta e Republikës nuk lejon vakum institucional.
Kryetari i Këshillit Shqiptaro-Amerikan, Avni Mustafa, potencoi rolin e rëndësishëm të këtij Këshilli në SHBA dhe foli për respektin që komuniteti shqiptar gëzon atje. Mustafa theksoi se Këshilli Shqiptaro-Amerikan është mjaft aktiv në lobimin për shtimin e njohjeve të reja për shtetin e Kosovës.
Ai potencoi, gjithashtu, se SHBA-të vazhdojnë të jenë mbështetëse të prosperitetit dhe zhvillimeve demokratike në Kosovë.