Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion

, 04.04.2011




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion, kryesuar nga Arben Gashi, kryetar i Komisionit, u shqyrtua përfundimi i Kryesisë së Kuvendit, nr. 04-P-012/k, përkitazi me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit. Me këtë rast u formua grupi punues që të merret me këtë çështje.

Në vijim anëtarët e komisionit kanë shqyrtuar dhe miratuar planin e punës së Komisionit për Legjislacion, për vitin 2011.

Po ashtu, gjatë këtij takimi u shqyrtua edhe kërkesa e Komisionit të Pavarur për Media për pjesëmarrjen e një anëtari nga Komisioni, në mbledhjet e rregullta të KPM-së. Komisioni për Legjislacion vendosi që pjesëmarrës i grupit punues që formon KPM-ja lidhur me zhvillimin e strategjisë për digjitalizimin e medias në Kosovë të jetë kryetari i komisionit për Legjislacion, Arben Gashi.

Anëtarët e komisionit kanë shqyrtuar edhe përfundimin e Kryesisë së Kuvendit lidhur me kërkesën e Kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës për emërimin e Adem Vokshit, anëtar të Komisionit për Kërkesa Pronësore, propozim që mori mbështetjen e anëtarëve të komisionit.
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion