Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
, 07.04.2011
Kuvendi i Republikës së Kosovës mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme për të zgjedhur Presidentin e Republikës së Kosovës. Kështu ka vendosur Kryesia e Kuvendit Kosovës, në mbledhjen e drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, duke iu përgjigj kërkesës së mbi 40 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme.
Deputetët, me nënshkrim, e kanë mbështetur nominimin e znj. Atifete Jahjaga dhe të znj. Suzana Novobërdaliu, për postin e Presidentit të Republikës së Kosovës.
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë me shefat e grupeve parlamentare ka pasur edhe qëndrime individuale se çështja nuk është e ngutshme, pasi që vendi ka ushtrues detyre të Presidentit.
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës fillon në orën 18:00, ndërkaq do të procedohet me këtë rend dite:
1. Zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës,
2. Rezoluta ne mbështetje të Memorandumit te Marrëveshjes në mes të z. Behgjet Pacolli, z. Isa Mustafa dhe z. Hashim Thaçi, të nënshkruar më 6 prill 2011.