Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi...
, 12.04.2011
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e sotme të udhëhequr nga kryetari Nait Hasani, ka shqyrtuar raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Ujë dhe Mbeturina (ZRRUM) dhe ka diskutuar për çështje të tjera që lidhen me agjendën e komisionit për ditët dhe javët e ardhshme.
Raporti i ZRRUM-it u prezantua nga drejtori i kësaj zyreje, Raif Preteni, i cili bëri një rezyme të punës gjatë vitit 2010. Ai, gjithashtu, iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve të komisionit, të cilat kishin të bënin kryesisht me kompetencat dhe përgjegjësitë e institucioneve lokale dhe atyre qendrore në fushën e menaxhimit të ujërave dhe mbeturinave.
Komisioni e përkrahu raportin dhe e procedoi për shqyrtim të mëtutjeshëm në Kuvend.
Në vazhdim, anëtarët e komisionit diskutuan rreth vizitave që pritet të realizohen gjatë ditëve dhe javëve në vijim, brenda dhe jashtë vendit. U bë e ditur që më 18 prill, një pjesë e komisionit do të udhëtojë për një vizitë dyditore në Shqipëri, gjatë të cilës do të zhvillohen takime me komisionet homologe të Kuvendit të Shqipërisë dhe ministrat e resorëve përkatës. Në fund të prillit, ndërkaq, në Brod të Sharrit, me përkrahjen e OSBE-së, do të organizohet takimi dyditor, në të cilin do të shqyrtohet plani i punës së komisionit.
Këtë të premte, anëtarët e komisionit do të vizitojnë Rahovecin, me ç’rast do të zhvillohen takime me strukturat lokale të pushtetit dhe shoqatat e bujqve, vreshtarëve, etj.