Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Brazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione

, 13.04.2011




Në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Brazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, kryesuar nga Suzan Novobërdali, kryetare e komisionit, u diskutua për peticionin e Sindikatës së Pavarur të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës të Kosovës.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe përfaqësues të kësaj sindikate, të cilët para anëtarëve të komisionit paraqiten kërkesat e tyre. Duke shprehur shqetësimin e tyre për sigurimin pensional dhe invalidor, ata theksuan se pensionistët dhe invalidët e punës akoma ngelin në mesataren e pandryshuar prej 80 euro. Mohimi i kësaj të drejte është në kundërshtim të plotë me të gjitha konventat ndërkombëtare të garantuara edhe me Kushtetutën e Kosovës, duke shtuar më tej se kjo shtresë është e diskriminuar.

Pasi paraqiten në detaje kërkesat e tyre para anëtarëve të komisionit, përfaqësues të Sindikatës së Pavarur të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës të Kosovës kërkuan sërish që problemi i tyre të trajtohet në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës.

Anëtarët e komisionit theksuan se kjo çështje do të diskutohet dhe do të shqyrtohet sërish në komision, me ç‘rast do të përgatisin disa rekomandime, të cilat do të procedohen për shqyrtim në Kuvend.

Gjatë këtij takimi u caktua edhe grupi punues që do të merret me monitorimin e Ligjit për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje.
Mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Brazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione