Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi u prit nga kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës, z. André Flahaut
, 15.04.2011
Një pritje të ngrohtë dhe miqësore, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, pati dje pasdite në Parlamentin e Belgjikës, nga kryetari i tij, z. André Flahaut.
Në takim u konfirmuan marrëdhëniet e mira midis dy parlamenteve, kryetarët e të cilëve edhe më parë kanë këmbyer vizita zyrtare.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës, Flahaut, tha se e kishte vizituar më herët Kosovën, në cilësi të ministrit të Mbrojtjes dhe ishte befasuar me ndryshimet e mëdha pozitive që ka bërë vendi ynë.
Ai u interesua për aspekte të ndryshme të jetës në Kosovë, për të cilat e njoftoi kryetari Krasniqi.
Të dy kryetarët u pajtuan që të thellohen marrëdhëniet bilaterale ndërmjet parlamenteve, duke ditur se Kuvendi i Kosovës mund të përfitojë nga përvoja dhe tradita parlamentare belge. Ata theksuan nevojën e formimit të grupeve parlamentare të miqësisë dhe të takimeve të deputetëve të të dyja parlamenteve.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi e ftoi homologun e tij belg për një vizitë miqësore dhe zyrtare në Kosovë, e cila u prit me kënaqësi.
Në takim, kryetari Krasniqi shoqërohej nga ambasadori ynë në Bruksel, Ilir Dugolli dhe këshilltarët e tij, Hajrizi dhe Reçica.