Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri
, 15.04.2011
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, kryesuar nga Zenun Pajaziti, kryetar, u shqyrtua raporti vjetor i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2010.
Përfaqësues të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE-së) gjatë prezantimit të raportit të ZRRE-së, për vitin 2010, theksuan se ZRRE-ja përgatit raportin vjetor të saj, duke i përfshirë të gjitha aktivitetet e kësaj zyre, aktivitetet e të licencuarve, si dhe aktivitetet të cilat zhvillohen në sektorin e energjisë në Kosovë.
Ata sqaruan në detaje se raporti vjetor paraqet mes tjerash edhe takimet e bordit, vendimet, skemat organizative, departamentet e rregullatorit, përgjegjësitë e tyre, etj.
Në këtë raport po ashtu janë paraqitur edhe të hyrat dhe shpenzimet e ZRRE-së, si dhe të hyrat dhe shpenzimet e përcaktuara nga buxheti i Kosovës, gjatë vitit 2010.
Përfaqësues të ZRRE-së po ashtu sqaruan se në këtë raport vjetor janë të paraqitura edhe aspektet rregullative të legjislacionit, duke treguar se gjatë vitit të kaluar është bërë ndryshimi i këtyre tri ligjeve: Ligjit për Energjinë, Ligjit për Energjinë Elektrike dhe Ligjit për Rregullatorin e Energjisë. “Anëtarë të ZRRE-së kanë dhënë kontributin e tyre po ashtu për ndryshimin e këtyre ligjeve”, theksuan përfaqësues të ZRRE-së duke shtuar se gjatë vitit 2010 është kompletuar korniza rregullative për energjinë e ripërtëritshme, si dhe është bërë lëshimi i autorizimeve për kompanitë e caktuara.
Duke folur për licencat e ndërmarrjeve të cilat i bënë ZRRE-ja si dhe monitorimin e tyre, përfaqësues të ZRRE-së kanë sqaruar edhe detaje tjera që kanë të bëjnë me raportin në fjalë, si rreth prodhimit të energjisë elektrike, faturimin e konsumatorëve, importin e realizuar dhe eksportin, etj duke theksuar se ky raport është mjaft I detajuar si dhe jep një pasqyrë të perfomancës për tri vitet e fundit.
Sa i përket përkujdesit të konsumatorëve, u tha se ZRRE-ja i kushton rëndësi të veçantë konsumatorëve bazuar edhe në ligjin për Rregullatorin e Energjisë.
Përfaqësues të ZRRE-së, me këtë rast janë përgjigjur pyetjeve të shumta që shtruan anëtarët e komisionit, për çështje të ndryshme, që kanë të bëjnë me Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, ndërsa përkrahën raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për vitin 2010.