Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi përfundoi vizitën në Bruksel

, 16.04.2011




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, u kthye sot nga vizita zyrtare në Bruksel. Gjatë kësaj vizite ai mori pjesë në takimin e përbashkët parlamentar të organizuar nga Parlamenti Evropian dhe Kuvendi Kombëtar i Hungarisë, me temën “Ballkani Perëndimor – drejt një Evrope më të integruar”, i cili u mbajt më 13 dhe 14 prill, në Bruksel.

Gjatë qëndrimit në Bruksel kreu i legjislativit të vendit u takua me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Begjikës, z. André Flahaut, me eurodeputetët, Doris Pack dhe Eduard Kukan, me kryetarin e parlamentit Evropian, Jerzy Buzek, me zëvendëskryetaren e Senatit belg, Helga Stevens, si dhe me përfaqësues tjerë të Parlamentit Belg.

Kryekuvendari Krasniqi ishte i shoqëruar nga Lutfi Haziri, kryetar i Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Mehmet Hajrizi, shef i Kabinetit të Kryetarit dhe Skender Reçica, këshilltar për Protokoll dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.
Kryekuvendari Krasniqi përfundoi vizitën në Bruksel