Lajmet e fundit
Komisioni për Integrime Evropiane mbajti takim pune
, 18.04.2011
Komisioni për Integrime Evropiane i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka organizuar takim dy ditor (18-19 prill) në mbështetje edhe të OSBE-së, lidhur me miratimin e Planit të Veprimit të Kuvendit të Kosovës për Integrim Evropian, hartimin e Rezolutës për Integrim Evropian të Kosovës, si dhe detajizimin e Planit të Punës së Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane për vitin 2011 sipas Planit të Veprimit të Kuvendit të Kosovës për Integrim Evropian.
Gjatë ditës së sotme Komisioni për Integrime Evropiane, kryesuar nga Lutfi Haziri, kryetar i komisionit, diskutoi lidhur me Planin e Veprimit të Kuvendit të Kosovës, bazuar në rekomandimet dhe vërejtjet e Raportit të Progresit për Kosovën, për vitin 2010. Me këtë rast u hartuan disa veprime shtesë sa i përket këtij plani. Në këtë takim morën pjesë edhe kryetarët e komisioneve tjera parlamentare, Safete Hadërgjonaj, kryetare e Komisionit për Buxhet dhe Financa, Idriz Vehapi, kryetar i komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media , Suzan Novbrdaliu, kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Integrime Evropiane, përfaqësues të OSBE-së, NDI-së, KE-së, KCSF-së, Ambasadës Britanike, etj.
Përfaqësues të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, kanë prezantuar para anëtarëve të komisionit, Planin e Veprimit Parlamentar Evropian 2011. Ndërkaq, Plani i Veprimit të Kuvendit të Kosovës për Integrim Evropian, pas miratimit do t’i dërgohet edhe komisioneve tjera parlamentare për shqyrtim dhe seancës plenare për miratim.
Anëtarët e komisionit po ashtu kanë shqyrtuar dhe plotësuar edhe hartimin e Rezolutës për Integrim Evropian të Kosovës.
Komisioni për Integrimeve Evropiane, vazhdon punimet edhe gjatë ditës së nesërme, në restaurant “Puro” në Prishtinë.