Lajmet e fundit

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti, do të takohet me Grupin e Miqësisë Francë-Kosovë

, 18.04.2011




Të martën , më 19 prill 2011, Sabri Hamiti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës dhe anëtarët e Grupit të Miqësisë Kosovë - Francë, do të kenë një takim me Grupin e Miqësisë Francë-Kosovë, kryesuar nga zonja Marie-Therese BRUGUIERE, në përbërje të të cilit janë edhe z. Jean-François HUMBERT, z. Jean-Pierre MICHEL e z. Sebastien RICHARD.

Takimi mbahet në sallën C- 301, duke filluar nga ora 9. 

Nga ky takim do të merren vetëm pamje.