Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi priti kryetarin e Bordit të Drejtorëve të AKP-së, Dino Asanaj
, 19.04.2011
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në një takim kryetarin e Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Dino Asanaj. Me këtë rast , Z. Asanaj, i shoqëruar edhe nga Shkëlzen Lluka, drejtor i Agjencisw dhe bashkëpunëtorë të tjerë, ia dorëzoi kreut të legjislativit,z. Krasniqi, Raportin vjetor të AKP-së për vitin 2010.
Gjatë bisedës udhëheqja e AKP-së theksoi nevojën e plotësimit dhe ndryshimit të ligjeve që kanë të bëjnë me AKP-në. Këto projektligje parashihen edhe me Strategjinë Legjislative të Qeverisë së Kosovës për vitin 2011, ndërsa inkorporohen edhe në Programin e punës së Kuvendit të Kosovës. Z. Dino Asanaj shprehu gatishmërinë e udhëheqjes së Agjencisë Kosovare të Privatizimit, që të jenë pjesëmarrës gjatë shqyrtimeve të këtyre projektligjeve në komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës.
Kryekuvendari Krasniqi duke u falënderuar për Raportin theksoi se edhe komisionet parlamentare do të bashkëpunojnë edhe më shumë më AKP-në gjatë shqyrtimit parlamentar të këtyre projektligjeve.