Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri

, 19.04.2011




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, kryesuar nga Ahmet Isufi, kryetar i Komisionit, u shqyrtuan dy projektligje: Projektligji për Shërbimet e Sigurisë Private, si dhe Projektligji për Gjendjen Civile.

Gjatë këtij takimi anëtarët e Komisionit paraqitën disa vërejtje rreth këtyre projektligjeve, ndërsa për plotësimin, ndryshimin dhe amendamentimin e këtyre projektligjeve u caktuan grupet punuese.

Projektligji për Shërbimet e Sigurisë Private, si dhe Projektligji për Gjendjen Civile mori mbështetje në parim nga anëtarët e Komisionit.
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri