Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
, 19.04.2011
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilin e kryesonte kryetari i komisionit, z. Sasha Rashiq, mbajti sot mbledhjen në të cilën pikë kryesore e rendit të ditës ishte ndryshimi dhe plotësimi i Projekt-planit dhe programit të komisionit për vitin 2011.
Në mbledhjen e përmendur kryetari i komisionit, g. Rashiq ka theksuar se anëtarët e komisionit do të kenë një mbledhje të punës, me 27 prill të këtij viti në Restorantin “Puro” në Prishtinë, ku do të kenë mundësi duke u bazuar nga Strategjia legjislative e Qeverisë për vitin 2011, me sugjerime dhe plotësime të konsiderueshme të bëjnë ndryshime në Projekt-lanin e dhe programin e punës të këtij Komisioni për vitin 2011. në këtë mbledhje të punës përveç anëtarëve të komisionit të lartë përmendur do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Këshillit konsultativ për komunitete në Zyrën e Kryetarit të Kosovës, përfaqësuesit e zyrës për komunitete në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, si dhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare të cilët merren me çështjen e komuniteteve në Kosovë.
Në vazhdim të kësaj mbledhjeje anëtarët e Komisionit janë marrë vesh që në të njëjtën mbledhje punuese, anëtarët e Komisionit ta diskutojnë edhe Planin e veprimit të Kuvendit të Kosovës për integrime evropiane për vitin 2011.