Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion
, 27.04.2011
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Arben Gashi, kryetar i komisionit, u shqyrtua raporti vjetor i Institutit Gjyqësor të Kosovës, për vitin 2010. Me këtë rast të para anëtarëve të Komisionit raportuan përfaqësues të Institutit Gjyqësor të Kosovës.
Pas disa vërejtjeve që dhanë anëtarët e Komisionit lidhur me raportin vjetor të Institutit Gjyqësor të Kosovës, për vitin 2010, raporti u mbështet nga ana e tyre.
Në vijim të mbledhjes anëtarët e Komisionit kanë shqyrtuar edhe draft-rregullat për zgjedhjen dhe shkarkimin e Avokatit të Popullit dhe zëvendësve të tij.
Drafti i përgatitur nga grupi punues u përkrah nga anëtarët e Komisionit dhe mund të procedohet për shqyrtim në Mbledhjen e Kuvendit të Kosovës.
Gjatë këtij takimi u raportua edhe për punën e Nën-komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës, ndërsa deputeti Arsim Bajrami njoftoi anëtarët e Komisionit për Legjislacion se Komisioni për çështje kushtetuese do të mbajë takimin e parë gjatë ditës së premte.