Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media

, 27.04.2011




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Idriz Vehapi, kryetar i Komisionit, u shqyrtua Projektligji për Bashkëpunim ndërkomunal dhe partneritete. Gjatë debatit anëtarët e Komisionin ishin të pajtimit se ky Projektligj është hartuar mjaft mirë, që është shenjë e punës me përkushtim të hartuesve. Kur është fjala për ndonjë plotësim në këtë Projektligj, vëmendja e diskutuese u përqendrua sidomos në nevojën e përcaktimit më të specifikuar të çështjes së bashkëpunimit ndërkomunal edhe me komunat jashtë shtetit të Kosovës. Në këtë vështrim u tha se me këtë projektligj duhet të rregullohet edhe çështja e binjakëzimit të komunave.

Pas debatit Komisioni unanimisht përkrahu në parim këtë Projektligj.
Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media