Lajmet e fundit
U mbajt tryeza për Strategjinë Legjislative 2011
, 29.04.2011
Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) dhe Shërbimi për Hulumtime Parlamentare në Kuvendin e Kosovës, në bashkëpunim me Institutin GAP dhe Institutin e Kosovës për Drejtësi, kanë mbajtur sot një tryezë diskutimi me temë: Strategjia legjislative 2011. Në këtë takim përveç përfaqësuesve të NDI-së, GAP-it dhe IKD-së, morën pjesë edhe kryetarë të komisioneve parlamentare dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, përfaqësues të Qeverisë, përfaqësues të Administratës së Kuvendit të Kosovës, si dhe nga shoqëria civile.
Strategjia Legjislative e Qeverisë, për vitin 2011, përmban 148 projekt-ligje. Kjo Strategji Legjislative e mbingarkuar do të krijojë vështirësi në punën e Kuvendit.
Nga përvoja e deritashme, Kuvendi me vështirësi ka arritur që ta realizojë vetëm gjysmën e kësaj strategjie, pikërisht për shkak të numrit të madh të projekt-ligjeve, mungesës së kordinimit dhe bashkëpunimit të të gjithë akterëve të përfshirë në procesin legjislativ, si dhe për shkak të mungesës së përfshirjes së hulumtimeve dhe ekspertizës gjatë përpilimit dhe shqyrtimit të ligjeve në nivel qeveritar dhe parlamentar. Për më shumë, kanë kaluar katër muaj dhe kemi vetëm një ligj të miratuar, u tha gjatë këtij takimi nga organizatorë të kësaj tryeze.
Gjatë këtij takimi përveç diskutimit rreth hulumtimit të bërë nga GAP-i, pjesëmarrësit kanë diskutuar edhe për aspektin e transparencës në ligjbërje, si në nivelin e Qeverisë, po ashtu edhe të Kuvendit të Kosovës, për faktin se si mund të kemi një agjendë legjislative, në mënyrë që të jetë sa më e realizueshme dhe se çfarë mund të bëhet në të ardhmen në mënyrë që agjenda legjislative të jetë më pak e ngarkuar dhe më shumë e realizuar, u tha gjatë këtij takimi.
Në këtë tryezë u prezantua hulumtimi i GAP-it, nga ana e përfaqësuesve të këtij instituti, si dhe numri i projektligjeve të miratuara në Kuvendin e Kosovës që nga viti 2008.
U tha se pas këtij debati draft-analiza do të pasurohet me rekomandime shtesë që do të dalin nga ky takim dhe kjo do t’iu dërgohet të gjitha institucioneve të vendit.
Në vijim të takimit u tha se ka nevojë për një transparencë më të madhe gjatë hartimit, diskutimit dhe miratimit të projektligjeve. Ndërsa, u kritikua edhe cilësia e projektligjeve dhe ligjeve.
Kryetarët e komisioneve parlamentare gjatë këtij takimi kanë shpalosur në detaje punën dhe angazhimet e komisioneve që përfaqësojnë ata.
Kryetarja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, Safete Hadërgjonaj tha se strategjia legjislative është mjaft e ngjeshur.
Ajo tha se komisioni të cilin e përfaqëson ajo, gjatë këtij viti duhet t’i shqyrtojë dy ligje për Buxhetin, atë për vitin 2011, si dhe atë për vitin 2012. “Në këtë komision kalojnë të gjitha ligjet që miratohen në Parlamentin e Kosovës, për të shqyrtuar implikimet buxhetore”, sqaroi Hadërgjonaj, duke shtuar se këtë komision e pret një punë voluminoze, e cila duhet të shoqërohet me profesionalizëm.
Duke folur rreth planit të punës së Komisionit për Buxhet përgjatë këtij viti ajo tha se ekziston nevoja që të ketë më shumë ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë në mënyrë që këto ligje të dalin sa më cilësore.
Deputetët gjatë diskutimet të tyre mohuan faktin se nuk ka transparencë tek miratimi i ligjeve, meqë çdokush mund të marrë pjesë në dëgjimet publike dhe t’i drejtohet Kuvendit me rekomandime për amendamente të caktuara.
Deputeti Hydajet Hyseni-Kaloshi, nënkryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, tha se nuk duhet të mohohet fakti se ka progres evident edhe në pikëpamje sasiore edhe në pikëpamje të cilësisë. Vërejtje rreth strategjisë ai dha tek mungesa e prioritetizimit të ligjvënies. Më tej ai shtoi se nuk mund të jemi të kënaqur me sasinë, sepse një pjesë e ligjeve që numërohet në statistika janë për shkak së kanë ndryshuar preambulën për shkak të ndryshimit të Kushtetutës dhe kjo nuk na bënë që të mburremi me këtë. Hyseni tha se në të gjitha ligjet ka pasur një ekspertizë ndërkombëtare, që më vonë ka ardhur një ekspertizë tjetër ndërkombëtare. “As standardet ndërkombëtare nuk janë të standardizuara”, tha ai.
Anëtari i Komisionit për Legjislacion dhe kryetar i Nënkomisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës, deputeti Armend Zemaj theksoi se raporti mes Qeverisë dhe Kuvendit, si dhe me shoqërinë civile, në rrafshin ligjor, nuk ka munguar.
Zemaj tha se asnjë ligj nuk është punuar pa bashkëpunimin e sponzoruesit të ligjit dhe të shoqërisë civile. Zemaj shtoi se në këtë legjislaturë ka disiplinë dhe vullnet më të madh në punën e komisioneve funksionale, andaj sipas tij rezultatet nuk do të mungojnë.
Përfaqësuesit e Qeverisë theksuan se bashkëpunimi me Kuvendin e Kosovës dhe komisionet parlamentare është shumë i mirë, duke shprehur besimin se do të arrihet të realizohet në përpikëri kjo strategji.
Në këtë takim kontribuan me diskutimet e tyre edhe deputetët Suzan Novobrdaliu, Nait Hasani, Xhevahire Izmaku, Time Kadriaj, etj.