Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

, 10.05.2011




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, kryesuar nga Ali Sadriu, kryetar i Komisionit, pikë e vetme e rendit të ditës ishte paraparë shqyrtimi i Raportit të Auditimit të Pasqyrave Financiare të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, për vitin 2010, mirëpo kjo pikë e rendit të ditës mbeti të shqyrtohet në një mbledhje tjetër të radhës, për shkak se në këtë takim munguan krerët e Bordit të AKP-së.

Në këtë takim, kryetari i komisionit ka njoftuar anëtarët e komisionit se është bërë përzgjedhja e një auditori për auditimin e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm. Në mbledhje u caktua edhe grupi i punës për të shqyrtuar dhe amendamentuar Projektligjin për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim.
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike