Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
, 10.05.2011
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion i Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Zenun Pajaziti, kryetar, në mbledhjen e sotme shqyrtoi Raportin vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK) për vitin 2010. Në takim ishin të pranishëm kryetari dhe nënkryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Osman Ejupi dhe Ahmet Krasniqi, të cilët dhanë një pasqyrë të punës së deritashme, sfidat dhe të arriturat e AKK-së.
Anëtaret e Komisionit parashtruan shumë pyetje dhe ngritën disa çështje që kishin të bënin më punën e AKK-së dhe me funksionimin e konkurrencës së lirë në ekonominë e Kosovës.
Pas një debati të gjerë, Komisioni e miratoi në parim Raportin vjetor të Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës për vitin 2010, dhe vendosi ta procedojë në seancë plenare sipas Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës.